Τετάρτη 2 Φεβρουαρίου 2011

TMERON PERMBYSJA MUBARAK !



Frika e permbysjes se dhunshme te rregjimit Egjiptian nga kryengritja popullore nen udheheqjen e organizates islamiste “Vellezerit Muslimane”, shkakton te ngjethura mishi te tmerreshme ne shtyllen kurrizore te udheheqjes se SH.B.A-se, por dhe te Evropes, Izraelit dhe te vendeve arabe. Duke pare demonstrimet, e pa para ndonjehere ketu e tridhjet vjet me pare kunder regjimit te Housni Mubarak, amerikanet dhe zyrtaret e tjere ishin ne ankth per te pare se cdo te ndodhte diten e premte mbas lutjes ne xhami – ne qofte se do te beheshin demonstrata dhe cfare karakteristika do te kishin….

Dhe demonstratat vazhduan akoma me te ashpra…

Ne qofte se ndonjehere do te mbizoteroje nje rregjim islamik ne Egjipt, pasojat politike do te behen te ndjeshme ne gjithe planetin, ndersa ne Lindjen e Mesme do te jene kataklismike. Nuk eshte vetem fakti se Egjipti, sot me rreth 85 milion banore, ka aq banor sa c’kane bashke Siria, Iraku, Arabia Saudite dhe gjithe Emiratet e tjera te Gjirit,por faktet me te rendesishme jane prestigji dhe ndikimi i Egjiptit ne mbare boten islame.

Ashtu sikurse dhe Egjipti i Naserit ngjalli levizje te njepasnjeshme nacionalclirimtare ne shumicen e vendeve arabe qe perfshinte kolonizuesit, keshtu dhe tani nje Egjipt islamik do te coje ne mbizoterimin e rregjimeve islamike ne shumicen e vendeve arabe, duke ndryshuar rrenjesisht bilancin (korelativitetin) e forcave.

Nje regjim islamik ne Egjipt do ta lehtesoje ate nga barra e izolimit ne te cilen e ka udhehequr epiteti i “tradhetarit” te Palestines per shkak te aleances se tij me Izraelin, ShBA-ne dhe do te rivendose Egjiptin si lideri natyror dhe fanar ndricues i botes arabe.

Prishja e pashmangeshme e marredhenieve te Kairos me Tel Avivin dhe Uashingtonin, e cila do te sjelle nje mbizoterim hipotetik te islamisteve ne Egjipt, do te izoloje krejtesisht Izraelin, meqenese do te coje ne menyre te pa shmangeshme ne permbysje te pershpejtuar te rregjimit te verber proamerikan dhe te Jordanise. Dhe ne qofte se Turqia vazhdon ne mbeshtetjen arabe, Izraeli do te gjendet ne izolimin me te madh politikostrategjik ne zone qe nga krijimi i shtetit te tij

Jashtezakonisht e brishte do te behet dhe mbijetesa e sistemeve pro-amerikane te Arabise Saudite dhe i Emirateve te Gjirit, meqenese do te gjenden nen presionin mbytes politik te Egjiptit, Iranit dhe sigurisht edhe te Irakut.

Ndryshim rrenjesor te korrelacionit te forcave do te kete dhe brenda ne Palestine, meqenese tashme Rripi I Gazes do te jete i hapur perpara nje Egjipti miqesor islamik. Dytesor, por njekohesisht serioz eshte dhe fakti se Izraeli do te hyje ne nje gjendje asfiksie energjitike, meqenese do te pritet furnizimi i tij nga Egjipti me nafte dhe gaze natyrore. Dhe ne qofte se perpilohet dhe ndonje aleance Egjipt– Iran – Irak me Turqine bashkeudhetare ne kete aleance ne disa ceshtje, harta gjeopolitike e Lindjes se Mesme do te ndryshoje krejtesisht.



Kuptohet qe aspak e qete nuk do te ndihet dhe Evropa me nje bollek rregjimesh islamike perballe ne brigjet e Mesdheut.

Eshte e dukshme se mbizoterimi i islamisteve ne Egjipt, perben nje termet te fuqishem politik. Nje perspektive e tille nuk perben thjesht pjellen e imagjinates politike., perkundrazi. Te gjithe qe kane dijeni rreth ceshtjes islamike, e dine se forca e vetme politike e organizuar e opozites ne Egjipt, jane” Vellezerit Muslimane”. Mubarak kishte therrur mijera dhe kishte burgosur dhjetera mijera kuadro, anetare dhe simpatizante te kesaj organizate, duke u perpjekur te mbaje me dhembe kontrollin e gjendjes.

Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, nen presionin e amerikaneve, Mubarak lejoi te shkoje ne opozite 20% te vendeve – dhe Vellezerit Muslimane i fituan te gjitha, dhe biles duke i prezantuar kandidatet e tyre si te pavarur per te mos fyer rregjimin. Ne zgjedhjet parlamentare te Nentorit 2010 Mubarak ndryshoi vijen, manipulimet e tij tejkaluan te gjitha limitet dhe Vellezerit Muslimane u terhoqen nga zgjedhjet – nga 88 deputete nuk kane asnje! Skenari i gares perfudimtare ishte manipuluar!...

PA RRUGEDALJE
Shtyp forcat qytetare
Perpjekja e dorezimit te qete te pushtetit Mubarak konflikton ne etjen e tij te pashuar per pushtet, e cila mbyt qe ne lindje cdo zgjidhje alternative. Amerikanet u perpoqen te nxitnin vitin e kaluar si kryeminister Mohamed El Baradei, ish kryetar i Komitetit Nderkombetar te Energjise Atomike dhe te nderuar me cmimin Nobel per Paqen ne vitin 2005. i cili u kthye ne shkurt te vitit 2010 ne Egjipt, ku u prit si hero dhe me vone vendosi ura bashkepunimi me “Vellezerit Muslimane” per ti integruar ata gradualisht ne sistemin pushtetar, mblodhi se bashku me ta 1.000.000 firma per demokratizim,por cdo gje ishte mundim i kote. Mubarak-u e detyroi perfundimisht ne abstenim te zgjedhjeve.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου