
Greqia i dorrezohet varferise dhe Gjermanise…
Merkel : “Ne qofte se doni te shpetoni merrni masa te rrepta per 30 vjet…” pra kjo eshte “paqeta” qe i hedh zonja Merkel Greqise, me ordevr kohezgjatjen e pagimit te borxhit 110 miliard euro, plus 55 miliard euro te letrave me vlere te shtetit grek qe ka Banka Qendrore e Evropes dhe rreth 50 miliard euro qe do tju japin per riblerjen e letrave me vlere. Vendimi perfundimtar per gjithe kete “pjate”, qe po pergatitet, do te miret e do te komunikohet ne mbledhjen e nivelit te larte te BE ne muajin Mars.
Nje “pjate” qe behet akoma me e ashper dhe me e padurueshme per popullin grek si dhe emigrantet tane qe jetojne aty. Ky eshte nje dorezim i plote ne Berlin, qe vendos –dhe jo Brukseli,qe eshte thjesht nje dispecer burokratik- dhe Greqia do te zbatoje urdherat kokeulur dhe pa zhurme! Nen disiplinen e hekurt gjermane (qe nuk do te ndryshoj aspak nga koha e pushtimit) do te “jetoje” per shume dhjetvjecare… ku dhe per euron e fundit do te duhet leje e posacme nga kancelaria.
Kohezgjatja e pagimit te rreth 210 miliard euro do te shoqerohet me nje reduktim te interesit (nen 5%) nga i cili “huadhenesit” nuk do te humbasin asgje. Perkundrazi, Gjermania tashme e fuqiuar plotesisht merr rolin kryesore ne Bashkimin Evropian me vulen dhe me konsesusin (me pistoleten tek koka) e vendeve ekonomikisht te dobta te Jugut, te cilat do ti sundoje dhe politikisht, duke caktuar te pelqyeshmit e saj te cilet do te zbatojne verberisht urdherat e saj ( si per shembull Spanja qe shpejtoi te risi nivelin e moshes se daljes ne pension ne 67 vjec dhe keshtu shmangu hyrjen e saj ne mekanizmin e mbeshtetjes). Sigurisht qe kohezgjatja do te sjelli nje klime lehtesimi dhe qetesim te madhe…dhe frika e falimentimit largohet. Natyrisht qeveria me kete rast do te bej dhe nje fest te madhe…(qe ndoshta do te kete dhe fishek zjare…) por per kurthin, qe eshte falimentimi i nivelit te jeteses, natyrisht qe nuk do te thote absolutisht asnje fjale... (dhe per kete do te fillojne zjaret… dhe jo fishekzjaret) ashtu sic nuk u tha asgje edhe se cfare permbante dokumenti dilomatik zyrtar i mirenjohur ne shtetin fqinj si “Mnimonio”…
Ashtu sic theksojne analistet ekonomike, ankthi i borxhit largohet por, kjo nuk do te zgjidhi problemin e dites tjeter per shtetin Greke, se si ai do te qendroje e si do te udhehiqet. Perkundrazi, te gjitha mbeten te zeza. Qe nga momenti qe qeveria nuk jep dhe personalisht vet kryeministri Papandreu, nje vision nje plane me te ardhme, nje model zhvillimi produktiv, duke shfrytezuar avantazhet qe ka shteti. Dhe ky eshte dificiti me i madh i ketij vendi. Qe do te ishte ilaci ne rrenimin e pergjithshem qe ka filluar dhe do te vahdoje me ritme akoma me te shpejta me objektiv te mos ngelet asgje ne kembe nga ato qe populli njihte deri dje…
Riorganizimi i administrates shteterore, qe Gjermania kembengul nepermjet “trojkes”, vetem kaq thjesht dhe pa lote nuk do te behet…
1. Do te coje ne rritjen e papunesise, dhe biles mbas ndryshimit ne 5 me 1 (per pese veta qe dalin ne pension do te rekrutohet nje) ne 7 me 1, ashtu sikurse deklaroi ministri i Ekonomise, edhe pse informacione nga kjo ministri bejne fjale per 10 -1! E ka menduar zoti Papandreu? E kupton se clend djegese do ti shtoje shoqerise?
2. Firmat dhe bizneset qe marin persiper vepra publike dhe furnizime do te hasin probleme jetesore, do te detyrohen te shkojne ne zvogelim te punonjesve dhe veshtire do ti shmangen mbylljes dhe falimentimit.
3. Ndikimet ne treg do te jene te dhimbshme.
Megjithate duhet te mblidhet, e te shkurtohet administrata shteterore. Nuk e ve ne dyshim. Por gjith ky popull, nenpunes dhe biznesmen qe varen drejt per drejt nga shteti, cdo te behen? Asnje pergjigje nuk ekziston… dhe as qe eshte bere ndonje parapergatitje, ndonje planifikim per perballimin e problemeve shoqerore qe do te pasojne.
Vdekja e tregetarit te vogel
Ne shenjester jane dhe shtresa e mesme. Reduktimi i dyqaneve tregetare. Jane shume, thone… fund ne bizneset e vogla! Nuk eshte e mundur qe cdo zonje p.sh. te hapi butik veshmbathjesh! Reduktim, dhe dorezim ne qendrat e medha tregetare, ne zinxhirat shumekombeshe. Tregetari i vogel thone se, vdiq… dhe qe tashti, me nje lehtesi sfiduese harijne te thone se duhet te mbyllen 300.000 dyqane te vogla…
Klasa e mesme, e cila eshte shtylla kurizore e ekonomise, mbaroi… por harojne se shumica e dyqaneve jane biznese familjare, e te gjitha kane punonjes. Gjith ky popull cdo te behet? Pergjigje? Pergjigjia eshte ajo qe shkruajme ne fillim “ne roberi…” dhe kush te duroj…
Athina e humbura e madhe
Gjendja qe do te formohet me “epoken e re” qe “afendet” deshirojne te krijojne, me te gjitha ato qe pershkruajta me larte, do te ndikoje me shume, ne baze te analisteve, me shume se kudo ne zonen e Attikes. Reduktimi i sektorit shteteror dhe i tregut do te kete pasoja tragjike.
Pasojat mund te ishin dhe me te vogla nqs Athina nuk do te ishte katandisur kryeqyteti me i nenvleftesuar i botes. Megjithese ka emrin ne krye, me kulturen dhe historin e saj, por dhe klimen, qe i huaji veshtire nuk do te vendosi Athinen ne distinacionin e tij. Megjithate hariten qe ta injorojne. Hariten te kene hotele te mbyllur! Kjo eshte nje arritje globale! Pergjegjesia e te gjithe qeverive greke dhe i kryebashkiakeve te Athines, kolosale.
As te kopjojne nuk kane mundesine ate qe veprohet ne kryeqytete te tjera, p.sh ne Stamboll, organiohet ne Mars nje 20 ditesh ku te gjitha dyqanet do te jene te hapura gjith 24 oreshin. Dhe parashikimet jane se do te behet… “dyndje” nga gjithe shtetet fqinje, me te paren Rusine! Ndersa Greqia i zbon turistat… mbyllin akoma dhe Akropolin… te demtuar do te jene dhe qendrat e tjera tregetaro- administrative, perderisa konsumimi do te jete ne nivele shume te ulta, nga kufizimi i te ardhurave, per shkak te papunesise dhe falimentimeve…
Rikthim neper fshatra
Ka shume mundesi e gjithe kjo situate e papunesise te shkaktoje dallge rikthimi ne periferi, ku dhe kostoja e jetes eshte me e ulet. Ne shume zona te cilat bazohen ne turizem, i te cilit nuk duket qe levizja te zvogelohet… (dhe kjo eshte e mire dhe per Shqiperine e cila sivjet eshte destinacioni i gjashte ne bote…) Kthim ne prodhim, ne bujqesi, ne nje infrastruktur turistike moderne, per sherbime me te mira per turistat…
Dhe dicka tjeter.
Kjo mesjet e re ka shtyre ne emigracion dhjetra mijra njerez te rinj, te diplomuar, te cilet ne Greqi nuk shohin dite te bardha dhe emigrojne per te siguruar nje standart serioz jetese… Po me familjet e emigranteve shqiptare qe do te jene edhe ata viktima te kesaj ceshtjeje cdo te behet?... a ka menduar ndonjeri prej politikaneve ne vendin tone? … apo dhe aty kane halle te tjera…
Domethene duhet te pergatitemi per nje brez i ri emigrantesh, ne Greqi ashtu si ne vitet 50, 60 e 70-te… ndersa Shqiperia do te jetoje me rriatdhesimin e emigranteve te saje…
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου