Σάββατο 12 Μαρτίου 2011

libra shqiptare






Δευτέρα 14 Φεβρουαρίου 2011

Greqia dorrezohet ...


Greqia i dorrezohet varferise dhe Gjermanise…


Merkel : “Ne qofte se doni te shpetoni merrni masa te rrepta per 30 vjet…” pra kjo eshte “paqeta” qe i hedh zonja Merkel Greqise, me ordevr kohezgjatjen e pagimit te borxhit 110 miliard euro, plus 55 miliard euro te letrave me vlere te shtetit grek qe ka Banka Qendrore e Evropes dhe rreth 50 miliard euro qe do tju japin per riblerjen e letrave me vlere. Vendimi perfundimtar per gjithe kete “pjate”, qe po pergatitet, do te miret e do te komunikohet ne mbledhjen e nivelit te larte te BE ne muajin Mars.

Nje “pjate” qe behet akoma me e ashper dhe me e padurueshme per popullin grek si dhe emigrantet tane qe jetojne aty. Ky eshte nje dorezim i plote ne Berlin, qe vendos –dhe jo Brukseli,qe eshte thjesht nje dispecer burokratik- dhe Greqia do te zbatoje urdherat kokeulur dhe pa zhurme! Nen disiplinen e hekurt gjermane (qe nuk do te ndryshoj aspak nga koha e pushtimit) do te “jetoje” per shume dhjetvjecare… ku dhe per euron e fundit do te duhet leje e posacme nga kancelaria.

Kohezgjatja e pagimit te rreth 210 miliard euro do te shoqerohet me nje reduktim te interesit (nen 5%) nga i cili “huadhenesit” nuk do te humbasin asgje. Perkundrazi, Gjermania tashme e fuqiuar plotesisht merr rolin kryesore ne Bashkimin Evropian me vulen dhe me konsesusin (me pistoleten tek koka) e vendeve ekonomikisht te dobta te Jugut, te cilat do ti sundoje dhe politikisht, duke caktuar te pelqyeshmit e saj te cilet do te zbatojne verberisht urdherat e saj ( si per shembull Spanja qe shpejtoi te risi nivelin e moshes se daljes ne pension ne 67 vjec dhe keshtu shmangu hyrjen e saj ne mekanizmin e mbeshtetjes). Sigurisht qe kohezgjatja do te sjelli nje klime lehtesimi dhe qetesim te madhe…dhe frika e falimentimit largohet. Natyrisht qeveria me kete rast do te bej dhe nje fest te madhe…(qe ndoshta do te kete dhe fishek zjare…) por per kurthin, qe eshte falimentimi i nivelit te jeteses, natyrisht qe nuk do te thote absolutisht asnje fjale... (dhe per kete do te fillojne zjaret… dhe jo fishekzjaret) ashtu sic nuk u tha asgje edhe se cfare permbante dokumenti dilomatik zyrtar i mirenjohur ne shtetin fqinj si “Mnimonio”…

Ashtu sic theksojne analistet ekonomike, ankthi i borxhit largohet por, kjo nuk do te zgjidhi problemin e dites tjeter per shtetin Greke, se si ai do te qendroje e si do te udhehiqet. Perkundrazi, te gjitha mbeten te zeza. Qe nga momenti qe qeveria nuk jep dhe personalisht vet kryeministri Papandreu, nje vision nje plane me te ardhme, nje model zhvillimi produktiv, duke shfrytezuar avantazhet qe ka shteti. Dhe ky eshte dificiti me i madh i ketij vendi. Qe do te ishte ilaci ne rrenimin e pergjithshem qe ka filluar dhe do te vahdoje me ritme akoma me te shpejta me objektiv te mos ngelet asgje ne kembe nga ato qe populli njihte deri dje…

Riorganizimi i administrates shteterore, qe Gjermania kembengul nepermjet “trojkes”, vetem kaq thjesht dhe pa lote nuk do te behet…

1. Do te coje ne rritjen e papunesise, dhe biles mbas ndryshimit ne 5 me 1 (per pese veta qe dalin ne pension do te rekrutohet nje) ne 7 me 1, ashtu sikurse deklaroi ministri i Ekonomise, edhe pse informacione nga kjo ministri bejne fjale per 10 -1! E ka menduar zoti Papandreu? E kupton se clend djegese do ti shtoje shoqerise?

2. Firmat dhe bizneset qe marin persiper vepra publike dhe furnizime do te hasin probleme jetesore, do te detyrohen te shkojne ne zvogelim te punonjesve dhe veshtire do ti shmangen mbylljes dhe falimentimit.

3. Ndikimet ne treg do te jene te dhimbshme.

Megjithate duhet te mblidhet, e te shkurtohet administrata shteterore. Nuk e ve ne dyshim. Por gjith ky popull, nenpunes dhe biznesmen qe varen drejt per drejt nga shteti, cdo te behen? Asnje pergjigje nuk ekziston… dhe as qe eshte bere ndonje parapergatitje, ndonje planifikim per perballimin e problemeve shoqerore qe do te pasojne.

Vdekja e tregetarit te vogel

Ne shenjester jane dhe shtresa e mesme. Reduktimi i dyqaneve tregetare. Jane shume, thone… fund ne bizneset e vogla! Nuk eshte e mundur qe cdo zonje p.sh. te hapi butik veshmbathjesh! Reduktim, dhe dorezim ne qendrat e medha tregetare, ne zinxhirat shumekombeshe. Tregetari i vogel thone se, vdiq… dhe qe tashti, me nje lehtesi sfiduese harijne te thone se duhet te mbyllen 300.000 dyqane te vogla…

Klasa e mesme, e cila eshte shtylla kurizore e ekonomise, mbaroi… por harojne se shumica e dyqaneve jane biznese familjare, e te gjitha kane punonjes. Gjith ky popull cdo te behet? Pergjigje? Pergjigjia eshte ajo qe shkruajme ne fillim “ne roberi…” dhe kush te duroj…

Athina e humbura e madhe

Gjendja qe do te formohet me “epoken e re” qe “afendet” deshirojne te krijojne, me te gjitha ato qe pershkruajta me larte, do te ndikoje me shume, ne baze te analisteve, me shume se kudo ne zonen e Attikes. Reduktimi i sektorit shteteror dhe i tregut do te kete pasoja tragjike.

Pasojat mund te ishin dhe me te vogla nqs Athina nuk do te ishte katandisur kryeqyteti me i nenvleftesuar i botes. Megjithese ka emrin ne krye, me kulturen dhe historin e saj, por dhe klimen, qe i huaji veshtire nuk do te vendosi Athinen ne distinacionin e tij. Megjithate hariten qe ta injorojne. Hariten te kene hotele te mbyllur! Kjo eshte nje arritje globale! Pergjegjesia e te gjithe qeverive greke dhe i kryebashkiakeve te Athines, kolosale.

As te kopjojne nuk kane mundesine ate qe veprohet ne kryeqytete te tjera, p.sh ne Stamboll, organiohet ne Mars nje 20 ditesh ku te gjitha dyqanet do te jene te hapura gjith 24 oreshin. Dhe parashikimet jane se do te behet… “dyndje” nga gjithe shtetet fqinje, me te paren Rusine! Ndersa Greqia i zbon turistat… mbyllin akoma dhe Akropolin… te demtuar do te jene dhe qendrat e tjera tregetaro- administrative, perderisa konsumimi do te jete ne nivele shume te ulta, nga kufizimi i te ardhurave, per shkak te papunesise dhe falimentimeve…

Rikthim neper fshatra

Ka shume mundesi e gjithe kjo situate e papunesise te shkaktoje dallge rikthimi ne periferi, ku dhe kostoja e jetes eshte me e ulet. Ne shume zona te cilat bazohen ne turizem, i te cilit nuk duket qe levizja te zvogelohet… (dhe kjo eshte e mire dhe per Shqiperine e cila sivjet eshte destinacioni i gjashte ne bote…) Kthim ne prodhim, ne bujqesi, ne nje infrastruktur turistike moderne, per sherbime me te mira per turistat…

Dhe dicka tjeter.

Kjo mesjet e re ka shtyre ne emigracion dhjetra mijra njerez te rinj, te diplomuar, te cilet ne Greqi nuk shohin dite te bardha dhe emigrojne per te siguruar nje standart serioz jetese… Po me familjet e emigranteve shqiptare qe do te jene edhe ata viktima te kesaj ceshtjeje cdo te behet?... a ka menduar ndonjeri prej politikaneve ne vendin tone? … apo dhe aty kane halle te tjera…

Domethene duhet te pergatitemi per nje brez i ri emigrantesh, ne Greqi ashtu si ne vitet 50, 60 e 70-te… ndersa Shqiperia do te jetoje me rriatdhesimin e emigranteve te saje…

Κυριακή 6 Φεβρουαρίου 2011

Hipokrizia e Perendimit

Hipokrizia e Perendimit

Presidenti Amerikan me nje deklarate te tij tregoi se humbi besimin e tij tek presidenti Egjyptian.

Madje ne referencat e tij nuk munguan etiketat per “kerkesat e drejta te popullit egjyptian” e.t.j. etj si keto. Qendrim te ngjashem – te mosmiratimit te politikes Mubarak – kemi dhe nga shume krere evropiane. Nese ju kujtohet, te pakten Sarkozi, Merkel, Kameron, Zapatero dhe Berluskoni ne thelb kane kerkuar deri tani largimin e menjehershem te presidentit Mubarak,por dhe ne nivel institucional, kemi zera te ngjashem. Nga OKB-ja dhe nga BE, qe nxituan te kritikojne presidentin Mubarak, duke thene nepermjet zedheneses se tij Kathrin Aston, se trazicioni politik duhet te filloje menjehere…

Kush do t’ju kundershtoje?. Populli egjiptian nuk jetonte me mire se populli tunizian qe rrezoi pak kohe me pare, Ben Ali-ne; as nga popujt e Libise, Jordanise apo te Jemenit( vendit me te varfer te zones), ku mosha mesatare e popullsise arrin vetem ne 17,8 vjet dhe papunesia eshte ne 35%!!! Ne Egjipt gjendja ishte dhe eshte dramatike.
Dhe nuk referohem vetem ne karakteristikat antidemokratike te 30 vjecarit te qeverisjes se vendit nga i njejti grup i mbyllur, por edhe ne papunesine dhe ne varferine e ketij populli qe behej lehte e dallueshme dhe nga cdo visitor i thjeshte.

Megjithate, te gjitha vendet e Perendimit, qe dje ftonin Ben Ali-ne te jepte doreheqjen dhe sot ftojne presidentin Mubarak te beje te njejten gje, ofronin mbeshtetje te fuqishme deri dje ne keto regjime. Me pretekstin e ndalimit te fundamentalizmit islam, mbeshtetnin rregjimet diktatoriale. dhe vetem kur kuptuan se situata kishte kaluar ne duart e kryengritesve, nxituan te kerkonin rregjimin e udheheqesve tirane…

Σάββατο 5 Φεβρουαρίου 2011

Kush eshte Mohamed El Baradei?



Doc: Mohamed El Barade

Drejtori i 4-te i Pergjithshem i Organizates Nderkombetare te Energjise Atomike
Sherbeu ne kete post prej dates 1Dhjetor 1997deri me 30 Nentor 2009.Paraardhesi i tij ishte Hans Bliks dhe pasardhesi Jukija Amano



Te dhena personale
Ditelindja: 17 Qershor 1942 (69 vjec)

Kombesia: Egjyptiane

Cmimet: Cmimi Nobel
Feja: Islame

Mohamed Mustafa El Baradej (arabisht: محمد مصطفى البرادعي, Mu
ammad Muṣṭafa al-Barādaʿī) ,lindi me 17 Qershor 1942 dhe sherbeu si Drejtori I Pergjithshem I Organizates Nderkombetare te Energjise Atomike (IAEA), nje organizate ndershteterore nen kujdesin e Organizates se Kombeve te Bashkuar qe nga Dhjetori 1997 deri me Nentor te 2009. El Baradej se bashku me IAEA u dekorua me Cmimin Nobel i Paqes ne vitin 2005.

Familja

El Baradej lindi dhe u rrit ne Kajro te Egjiptit. Ishte nje nga pese femijet e Mustafa El Baradej, nje avokat qe ishte Kryetari I Bashkimit te Avokateve Egjiptiane, i cili shpesh here hynte ne konflikt me rregjimin e Presidentit Egjiptian Gamal Abdel Naser. I ati i El Baradej ishte gjithashtu nje mbeshtetes i te drejtave demokratike ne Egjipt, mbeshteste lirine e shtypit dhe kerkonte nje sistem te pavarur ligjor.
El Baradej eshte i martuar me Aida El Kahef, nje mesuese e arsimit parashkollor (edukatore). E bija e tyre Laila, eshte avokate dhe jeton ne Londer.

Hapat e para

El Baradej u diplomua ne Universitetin e Kairos per juridik ne vitin 1962, dhe pasoi nga nje titull DEA ne te Drejten Nderkombetare, ne Institutin e Larte te Studimeve dhe Zhvillimit Nderkombetar ne Gjeneve dhe mori graden PhD ne te Drejten Nderkombetare ne Fakultetin Juridik te Nju Jorkut ne vitin 1974.

Karriera e tij diplomatike filloi ne vitin 1964 ne Ministrine e Ceshtjeve te Jashtme, ku sherbeu ne Perfaqesine e Perhereshme te Egjiptit ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork dhe ne Gjeneve, duke patur ne pergjegjesine e tij ceshtjet politike, juridike dhe ato te armatimit. Qe nga viti 1974 deri ne vitin 1978, ishte keshilltar special ne Ministrine e Jashtme te Egjiptit. Ne vitin 1980 u be professor titular i Programit te se Drejtes Nderkombetare ne Institutin per Arsim dhe Humultim te Kombeve te Bashkuara. Qe nga viti 1981 deri ne 1987, ishte profesor ne katedren e se Drejtes Nderkombetare ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Nju Jorkut.

Ne vitin 1984, El Baradej u be funksionar i larte ne sekretarin e IAEA duke sherbyer dhe si keshilltar juridik i Bashkimit (nga viti 1984 deri ne vitin 1993) dhe si Zevendes drejtor per Ceshtjet e Jashtme (nga 1993 deri ne 1997).
El Baradej sot eshte anetar i Bashkimit Nderkombetar te Juridik dhe I Bashkimit Amerikan per te Drejten Nderkombetare.

Τετάρτη 2 Φεβρουαρίου 2011

TMERON PERMBYSJA MUBARAK !



Frika e permbysjes se dhunshme te rregjimit Egjiptian nga kryengritja popullore nen udheheqjen e organizates islamiste “Vellezerit Muslimane”, shkakton te ngjethura mishi te tmerreshme ne shtyllen kurrizore te udheheqjes se SH.B.A-se, por dhe te Evropes, Izraelit dhe te vendeve arabe. Duke pare demonstrimet, e pa para ndonjehere ketu e tridhjet vjet me pare kunder regjimit te Housni Mubarak, amerikanet dhe zyrtaret e tjere ishin ne ankth per te pare se cdo te ndodhte diten e premte mbas lutjes ne xhami – ne qofte se do te beheshin demonstrata dhe cfare karakteristika do te kishin….

Dhe demonstratat vazhduan akoma me te ashpra…

Ne qofte se ndonjehere do te mbizoteroje nje rregjim islamik ne Egjipt, pasojat politike do te behen te ndjeshme ne gjithe planetin, ndersa ne Lindjen e Mesme do te jene kataklismike. Nuk eshte vetem fakti se Egjipti, sot me rreth 85 milion banore, ka aq banor sa c’kane bashke Siria, Iraku, Arabia Saudite dhe gjithe Emiratet e tjera te Gjirit,por faktet me te rendesishme jane prestigji dhe ndikimi i Egjiptit ne mbare boten islame.

Ashtu sikurse dhe Egjipti i Naserit ngjalli levizje te njepasnjeshme nacionalclirimtare ne shumicen e vendeve arabe qe perfshinte kolonizuesit, keshtu dhe tani nje Egjipt islamik do te coje ne mbizoterimin e rregjimeve islamike ne shumicen e vendeve arabe, duke ndryshuar rrenjesisht bilancin (korelativitetin) e forcave.

Nje regjim islamik ne Egjipt do ta lehtesoje ate nga barra e izolimit ne te cilen e ka udhehequr epiteti i “tradhetarit” te Palestines per shkak te aleances se tij me Izraelin, ShBA-ne dhe do te rivendose Egjiptin si lideri natyror dhe fanar ndricues i botes arabe.

Prishja e pashmangeshme e marredhenieve te Kairos me Tel Avivin dhe Uashingtonin, e cila do te sjelle nje mbizoterim hipotetik te islamisteve ne Egjipt, do te izoloje krejtesisht Izraelin, meqenese do te coje ne menyre te pa shmangeshme ne permbysje te pershpejtuar te rregjimit te verber proamerikan dhe te Jordanise. Dhe ne qofte se Turqia vazhdon ne mbeshtetjen arabe, Izraeli do te gjendet ne izolimin me te madh politikostrategjik ne zone qe nga krijimi i shtetit te tij

Jashtezakonisht e brishte do te behet dhe mbijetesa e sistemeve pro-amerikane te Arabise Saudite dhe i Emirateve te Gjirit, meqenese do te gjenden nen presionin mbytes politik te Egjiptit, Iranit dhe sigurisht edhe te Irakut.

Ndryshim rrenjesor te korrelacionit te forcave do te kete dhe brenda ne Palestine, meqenese tashme Rripi I Gazes do te jete i hapur perpara nje Egjipti miqesor islamik. Dytesor, por njekohesisht serioz eshte dhe fakti se Izraeli do te hyje ne nje gjendje asfiksie energjitike, meqenese do te pritet furnizimi i tij nga Egjipti me nafte dhe gaze natyrore. Dhe ne qofte se perpilohet dhe ndonje aleance Egjipt– Iran – Irak me Turqine bashkeudhetare ne kete aleance ne disa ceshtje, harta gjeopolitike e Lindjes se Mesme do te ndryshoje krejtesisht.



Kuptohet qe aspak e qete nuk do te ndihet dhe Evropa me nje bollek rregjimesh islamike perballe ne brigjet e Mesdheut.

Eshte e dukshme se mbizoterimi i islamisteve ne Egjipt, perben nje termet te fuqishem politik. Nje perspektive e tille nuk perben thjesht pjellen e imagjinates politike., perkundrazi. Te gjithe qe kane dijeni rreth ceshtjes islamike, e dine se forca e vetme politike e organizuar e opozites ne Egjipt, jane” Vellezerit Muslimane”. Mubarak kishte therrur mijera dhe kishte burgosur dhjetera mijera kuadro, anetare dhe simpatizante te kesaj organizate, duke u perpjekur te mbaje me dhembe kontrollin e gjendjes.

Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, nen presionin e amerikaneve, Mubarak lejoi te shkoje ne opozite 20% te vendeve – dhe Vellezerit Muslimane i fituan te gjitha, dhe biles duke i prezantuar kandidatet e tyre si te pavarur per te mos fyer rregjimin. Ne zgjedhjet parlamentare te Nentorit 2010 Mubarak ndryshoi vijen, manipulimet e tij tejkaluan te gjitha limitet dhe Vellezerit Muslimane u terhoqen nga zgjedhjet – nga 88 deputete nuk kane asnje! Skenari i gares perfudimtare ishte manipuluar!...

PA RRUGEDALJE
Shtyp forcat qytetare
Perpjekja e dorezimit te qete te pushtetit Mubarak konflikton ne etjen e tij te pashuar per pushtet, e cila mbyt qe ne lindje cdo zgjidhje alternative. Amerikanet u perpoqen te nxitnin vitin e kaluar si kryeminister Mohamed El Baradei, ish kryetar i Komitetit Nderkombetar te Energjise Atomike dhe te nderuar me cmimin Nobel per Paqen ne vitin 2005. i cili u kthye ne shkurt te vitit 2010 ne Egjipt, ku u prit si hero dhe me vone vendosi ura bashkepunimi me “Vellezerit Muslimane” per ti integruar ata gradualisht ne sistemin pushtetar, mblodhi se bashku me ta 1.000.000 firma per demokratizim,por cdo gje ishte mundim i kote. Mubarak-u e detyroi perfundimisht ne abstenim te zgjedhjeve.