Κυριακή 6 Φεβρουαρίου 2011

Hipokrizia e Perendimit

Hipokrizia e Perendimit

Presidenti Amerikan me nje deklarate te tij tregoi se humbi besimin e tij tek presidenti Egjyptian.

Madje ne referencat e tij nuk munguan etiketat per “kerkesat e drejta te popullit egjyptian” e.t.j. etj si keto. Qendrim te ngjashem – te mosmiratimit te politikes Mubarak – kemi dhe nga shume krere evropiane. Nese ju kujtohet, te pakten Sarkozi, Merkel, Kameron, Zapatero dhe Berluskoni ne thelb kane kerkuar deri tani largimin e menjehershem te presidentit Mubarak,por dhe ne nivel institucional, kemi zera te ngjashem. Nga OKB-ja dhe nga BE, qe nxituan te kritikojne presidentin Mubarak, duke thene nepermjet zedheneses se tij Kathrin Aston, se trazicioni politik duhet te filloje menjehere…

Kush do t’ju kundershtoje?. Populli egjiptian nuk jetonte me mire se populli tunizian qe rrezoi pak kohe me pare, Ben Ali-ne; as nga popujt e Libise, Jordanise apo te Jemenit( vendit me te varfer te zones), ku mosha mesatare e popullsise arrin vetem ne 17,8 vjet dhe papunesia eshte ne 35%!!! Ne Egjipt gjendja ishte dhe eshte dramatike.
Dhe nuk referohem vetem ne karakteristikat antidemokratike te 30 vjecarit te qeverisjes se vendit nga i njejti grup i mbyllur, por edhe ne papunesine dhe ne varferine e ketij populli qe behej lehte e dallueshme dhe nga cdo visitor i thjeshte.

Megjithate, te gjitha vendet e Perendimit, qe dje ftonin Ben Ali-ne te jepte doreheqjen dhe sot ftojne presidentin Mubarak te beje te njejten gje, ofronin mbeshtetje te fuqishme deri dje ne keto regjime. Me pretekstin e ndalimit te fundamentalizmit islam, mbeshtetnin rregjimet diktatoriale. dhe vetem kur kuptuan se situata kishte kaluar ne duart e kryengritesve, nxituan te kerkonin rregjimin e udheheqesve tirane…

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου